Lexoni informacionin e depozituar në kode me vija, ose krijoni kode QR për shkëmbim adresash, kontaktesh, ose teksti mes pajisjesh.

Kërkimet për libra, produkte dhe ato në internet shkojnë në një shërbyes Google (në varësi të zgjedhjes së vendit të origjinës), por te rregullimet mund të krijohet një buton kërkimi të përshtatur, p.sh., duckduckgo.com/?q=%s ose wikibooks.org/w/index.php?search=%s.

Mbulon llojet vijuese të kodeve me vija:

* UPC-A dhe UPC-E
* EAN-8 dhe EAN-13
* Kod 39; 93; 128
* ITF
* Codabar
* RSS-14 (krejt variantet)
* Kod QR
* Data Matrix
* Aztec (cilësi 'beta')
* PDF 417 (cilësi 'alpha')

Për diagnostikim dhe shpjegime të lejeve, shihni sajtin. Aplikacioni ju lejon të ndani me të tjerë kontakte, aplikacione dhe faqerojtës, në një Kod QR. Kjo është arsyeja pse lejet mbi kontaktet janë të domosdoshme. Shihni “ Vizitoni Sajtin e Zhvilluesve” më poshtë ( https://github.com/zxing/zxing/wiki/Frequently-Asked-Questions ).

Nëse pajisja juaj s’po skanon, së pari provoni te Rregullimet zgjidhjet për të meta pajisjeje. Aktivizojini krejt dhe mandej provoni t’i çaktivizoni njërën pas tjetrës, për të përcaktuar se cila është e nevojshme. Nëse kjo s’bën punë, provoni të spastroni fshehtinën e pajisjes, që nga rregullimet e Android-it.

Nëse këto prapë nuk funksionojnë dhe besoni se është një problem me aplikacionin, dërgojini një mesazh autorit me hollësitë vijuese. Mesazhet pa këto hollësi s’do të merren parasysh, pra shpërfillen.

Lloj pajisjeje
- Një përshkrim i thjeshtë mbi ç’nuk funksionon: vithiset? nuk skanon? duket e pazakontë?
- Merret e mirëqenë që fillimisht keni provuar hapat më sipër
- Një marrje regjistrash të pajisjes, që nga kur u vu në punë
